Lajme
“Pse, a nuk e meritoj?” – kreatori i presidentes pas një viti bindet që nuk e meriton pasaportën diplomatike
Demokracia
23:03 | 12 Maj 2023

Share:

“Pse, a nuk e meritoj?”, ishte përgjigjja e kreatorit të presidentes Osmani, Valdrin Sahitit, kur ishte pyetur nga Besim Dina për marrjen e pasaportës diplomatike të shtetit të Kosovës.

Demokracia.com në maj të vitit 2022 kishte raportuar për marrjen e pasaportes diplomatike nga kreatori Valdrin Sahiti. Ndërsa, tash një vit më pas, duket se Sahiti u bind që vërtet nuk e meriton dhe e dorëzoi atë, pas një skandali në Turqi ku u raportua si i kapur nën posedim të substancave narkotike.

“Pasaportën diplomatike nuk e kam përdorë, sepse asnjë vizë nuk e kam në pasaportë diplomatike, sepse vizat i kam në pasaportën normal. Pasaportën ma kanë dhënë diku në vitin 2019-2020, kur ka qenë rasti me Beyoncen edhe kur “British Vogue” e ka bërë një shkrim për mua dhe ka shpjeguar gjithë historinë e Kosovës”, ishte shprehur ai në emisionin “Oxygen”.

Sahiti kishte thënë se shteti nuk i kishte dhënë kurrë asgjë.

“Unë kaloj gjithmonë kah VIP, sepse unë jam “Gold” në çdo lloj agjencioni. Unë nuk e njoh pjesën e pritjes dhe të kalimit nga njerëzit normal. Shteti nuk më ka dhënë kurrë në jetë asgjë, shofer kam, por nuk ma ka dhënë shteti. Unë s’kam pas kontrata kurrë në jetë me shtet, as të punës, as të eksperiencave persona”, kishte thënë ai, i cili ende nuk dihet si paguhet nga presidentja Osmani për garderobën me të cilën e furnizon Sahiti.

Valdrin Sahiti tregon në cilin vit u pajis me pasaportë diplomatike

Pasaporta diplomatike është një prej dokumenteve të udhëtimit me të cilën pajisen politikanët e vendit, duke nisur nga presidentja, kryeministri, kryeparlamentari, deputetët, ambasadorët e konsujt dhe familjarët e tyre.

Vjosa Osmani edhe si kryeparlamentare, edhe si presidente, deri tani kur u përfshi në skandalin në Turqi, asnjëherë nuk kishte hezituar ta promovonte Sahitin në mënyrë selektive dhe publikisht si stilist.

Sahiti e ka dorëzuar tani pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 26 prill të ketij viti.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se me kërkesë të tij është zhvleftësuar pasaporta diplomatike. /Demokracia.com/

 

DOKUMENT| Kreatori që stilon Vjosa Osmanin i pajisur me pasaportë diplomatike

 

Të ngjashme