Kim Kardashian po tregohet mbështetëse ndaj albumit të ri të Kanye West, ‘DONDA’, duke postuar disa nga kengët e tij, por ka harruar një detaj. Volumi i muzikës në fotot e saj është zero.
Fansat natyrisht, e vunë re shpejt këtë detaj dhe menjëherë filluan ta komentonin atë në mediat sociale.
“Kim do të thotë që: muzika e Kanye tingëllon shumë më mirë kur është në heshtje,” shkroi një fans në Tëitter.
Pas komenteve të shumta, Kim i fshiu portimet, duke i ripostuar me volumin e ngritur. Po dëmi tashmë ishte bërë. Pati dhe disa komente të tilla si: Kjo ështe ajo që bëri Kanye gjatë martesës së tyre, e bëri Kim-in pa volum.”
Ky ‘gabim’ i Kim, që u bë shumë shpejt viral erdhi pas eventit, ku Kim u shfaq me fustan nusërie pranë Kanye, gjë që i tronditi më shumë fansat. Kim doli me një fustan të bardhë nusërie nga Balenciaga Couture gjatë këngës “No Child Left Behind”, kënga përmbyllëse e mbrëmjes, gjatë promovimit të albumit të ri.
Burime për TMZ thanë se Kim ishte shumë e lumtur që bëri diçka të tillë për Kanye-n, pikërisht në eventin që ishte aq i rëndësishëm për të.
Duket se qëllimi për të arritur rekorde shitjesh për albumit ‘Donda’, do të jetë lehtësisht i realizueshëm.