Kuriozitete
Pse i trembemi maceve të zeza?
Demokracia
13:52 | 28 Tetor 2022

Share:

Macja e zezë historikisht ka qenë simbol i Halloëeen dhe për njerëzit supersticiozë në shumë kultura është perceptuar si shenjë që paralajmëron se diçka e keqe do të ndodhë. Në një studim të kryer së fundmi, ekspertët analizuan pse njerëzit i kanë frikë macet e zeza.

Në mendjen e shumë prej nesh ato portretizohen si djalli, vdekja, hidhërimi, etj, etj. Eshtë pikërisht figura dhe ngjyra e tyre që i bën të jenë edhe më supersticiozë ashtu siç e bardha apo ngjyrat që kanë dritë lidhen me ndjesitë dhe gjërat e mira.

Studimet tregojnë se ka edhe qëndrime negative ndërkulturore në lidhje me ngjyrën e errët të lëkurës, ku njerëzit me lëkurë të errët shpesh shihen me më shumë negativitet dhe kujdes sesa të tjerët.

Ka prova të konsiderueshme që provojnë se qentë dhe macet e zeza shihen si më pak të dëshirueshëm dhe adoptohen më pak se kafshët me ngjyra që kanë më shumë dritë.

Një nga përfundimet e studimit pse njerëzit i shohin siç i shohin macet e zeza lidhej me besimet fetare që e lidhin ngjyrën e zezë me të keqen. Të tjerë, kanë besuar historikisht se fati i keq lidhej pikërisht me këto mace dhe veçanërisht nëse ato shfaqen para teje dhe të presin rrugën.

Një mundësi tjetër është që lëkura e errët e fytyrës së maceve të zeza mund të dëmtojë perceptimet e njerëzve për shenjat e fytyrës së maceve, duke i bërë njerëzit të ndihen më të shkëputur emocionalisht nga macet e zeza.

Sipas studimit, rezultoi se njerëzit i shihnin macet e zeza si dukshëm më pak miqësore dhe më agresive sesa macet e ngjyrave të tjera. Sa më shumë supersticiozë të ishin njerëzit, aq më shumë ata i shihnin macet e zeza si agresive, jo miqësore dhe të pa adoptueshme. Për më tepër, njerëzit që thanë se kishin probleme me leximin e shprehjeve të fytyrës së maceve të zeza ndanin gjithashtu të njëjtin paragjykim ndaj maces së zezë.

Të ngjashme