Lajme
Pse Glauk Konjufca po i ndryshon mendimet për Asociacionin kaq shpesh?
Demokracia
19:04 | 21 Shtator 2023

Share:

“As ksi, as asi” – kjo ishte deklarata e famshme e kryeparlamentarit Glauk Konjufca në studion e “Debat Plus” kur ishte pyetur se a do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive apo pa kompetenca ekzekutive.

Kjo deklaratë e Konjufcës kishte bërë bujë të madhe tek spektri i Lëvizjes Vetëvendosje, duke e vlerësuar lartë kryeparlamentarin, shkruan Demokracia.com

Por, ky qëndrim i Konjufcës ndryshoi shpejt. Në një intervistë javët e fundit tek gazetarja Jeta Xharra, ai u shpreh se marrëveshja e Hashim Thaçit, ku ishte e përfshirë Asociacioni, ishte një “deal” i mirë.

Lëvizja Vetëvendosje para se të vinin edhe në pushtet, por edhe pasi erdhën, kishin thënë se Asociacioni apo siç e quanin “Zajednica”, nuk do të bëhet.

Një qëndrim i tillë i Konjufcës, a i bie se VV po shkel mbi premtimet e saja dhënë qytetarëve?/Demokracia.com/

Të ngjashme