Lifestyle
Pse është mirë të shtoni kivi në çajin jeshil
Demokracia
15:49 | 05 Mars 2022

Share:

Bëni një përzierje vitaminash që do të rrisë imunitetin tuaj në maksimum

Ekzistojnë shumë përfitime shëndetësore të mundshme nga pirja e këtij çaji, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 3 kivi të qëruar,

– gjysmë limoni të prerë në feta,

– 1 lugë gjelle mjaltë,

– 1 qese çaj jeshil,

– 500 ml ujë.

Përgatitja:

Bëni çajin jeshil, hidhni fetat e limonit dhe lini pesë minuta. Ndërkohë bëni lëng nga kivi me blender. Shtoni mjaltin.

Në çajin e ngrohtë (jo shumë të nxehtë) çajin jeshil me limon shtojeni në lëngun e kivit me mjaltë dhe shërbejeni.

Cilësitë nutritive dhe vitaminoze të kivit kaherë janë të njohura, ndërsa çaji jeshil është një antioksidant shumë i fortë, ndaj e keni të qartë se sa i fuqishëm është ky kombinim dhe sa i mirë është për organizmin.

Përveçse një kombinim jashtëzakonisht i shijshëm dhe freskues, ky çaj është një thesar i vërtetë i vitaminave, të cilat do t’ju ndihmojnë të forconi imunitetin tuaj në mënyrë natyrale.

Të ngjashme