Auto&Tech
Pse është i shqetësuar perëndimi nga aplikacioni TikTok?!
Demokracia
16:35 | 17 Janar 2023

Share:

Shefi i rrjetit kinez u prit ditën e djeshme në komisionin e Brukselit për t’u njohur nga afër me hetimet që po kryhen ndaj aplikacionit. Aplikacioni është aktualisht objekt i dy hetimeve në Evropë. Njëra lidhet me një shkelje të mundshme të rregulloreve për mbrojtjen e privatësisë së fëmijës, tjetra me një transferim të të dhënave personale të përdoruesve në Kinë. Ndërsa Brukseli e ka nën vëzhgim këtë rrjet kaq të pëlqyer nga të rinjtë, SHBA-të po e refuzojnë në masë. Mike Gallagher, një republikan i zgjedhur, kërkon që ky aplikacion të fshihet ose të merret në administrim nga pala amerikane.

Përdorimi i tij në administratë është i ndaluar në më shumë se 20 shtete amerikane, ndërsa nuk regjistrohet asnjë llogari e TikTok në nivel institucional të Brukselit. Dje, evropianët kishin disa mesazhe për të përcjellë: së pari për mbrojtjen e të dhënave, një parim i shenjtë në Evropë dhe së dyti për përmbajtjet e ndaluara si gjuha e urrejtjes, terrorizmi, pornografia e fëmijëve etj. Nuk dihet nëse fakti që rrjeti është kinez e bën atë të dyshimtë në sytë e perëndimorëve apo numri i lartë i përdoruesve që konkurron ndjeshëm çdo aplikacion tjetër. Numërohen një miliard abonentë deri më sot jashtë Kinës, një e katërta e tyre janë në Evropë si dhe të ardhura marramendëse nga klikimet.

Të ngjashme
Auto&Tech • 29 Maj 2024