Lifestyle
Pse duhet ta nisni ditën me një gotë ujë me mjaltë
Demokracia
19:00 | 28 Maj 2021

Share:

Shumë njerëz e fillojnë ditën me një gotë ujë të vakët me lëng limoni, i cili konsiderohet i mirë për tretjen dhe hidraton trupin. Po aq i shëndetshëm është dhe uji me mjaltë. Siç dihet, mjalti ka përfitime të shumta për trupin.

Rekomandohet si ilaç natyral në shumë raste, nga kapsllëku dhe anemia, te sëmundjet e zemrës dhe rastet e depresionit dhe dobësisë.

Përdorimi i tij në kaq shumë metoda të ndryshme terapeutike mund t’i atribuohet vetive të tij antimikrobike, antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Për më tepër, uji me mjaltë mund të lehtësojë kollën, dhe vetitë antioksiduese të tij mund të forcojnë sistemin imunitar, duke zvogëluar edhe kohëzgjatjen e një ftohjeje të thjeshtë.

Shtimi i tij në ujë mund të ndihmojë gjithashtu në hidratimin e trupit.

Të ngjashme