Lajme
PSD-ja publikon fotografi nga përgatitjet për protestën e nesërme
Demokracia
18:21 | 28 Janar 2022

Share:

Partia Socialdemokrate ka publikuar disa fotografi të aktvistëve të saj për protestën që pritet të mbahet nesër në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës.

PSD-ja ka shkruar se janë gati e tash le të bëhet gati qeveria.

“Ne jemi gati. Tash le të bëhet gati Qeveria”, thuhet në postimin e PSD-së.

Në një konferencë për medie, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj tha se protesta do të jetë paqësore, por nuk mohoi mundësinë e aksioneve simbolike para ekzekutivit.

Ai tha se propozimi i ZRRE-së duhet të hidhet poshtë dhe për një gjë të tillë do të angazhohen vazhdimisht.

“Kemi një propozim nga ZRRE-ja që nuk është i ZRRE-së por i Qeverisë, që është jo vetëm i papranueshëm dhe i padrejtë por ka shkaktuar edhe një irritim të paparë te qytetarët pasi është shumë i shtrenjtë. Kërkesa e kësaj proteste është që të hidhet poshtë ky propozim, sepse ky propozim në njërën anë i favorizon dhe i faktorizon ata të cilët kanë shumë ndërkaq i ndëshkon dhe u qet një barrë shumë të rëndë të tjerëve që janë shumica në këtë vend. Ftojmë secilin qytetarët partitë opozitare OJQ që ndan bindje të njëjta me ne sepse jemi tërësisht të bindur se numri i madh i protestuesve nesër, të hënën vendimin e ZRRE-së do ta kthejë mbrapa”, ka thënë Molliqaj./Demokracia.com/

Të ngjashme