Lajme
PSD i bashkohet protestës së nesërme, Hyseni: Janë bërë bashkë hipokrizia, servilosja, korrupsioni dhe racizmi urban
Demokracia
22:47 | 14 Korrik 2023

Share:

Protestës së nesërme të thirrur nga veteranët e UÇK-së do t’i bashkohet edhe Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqjat. Kështu ka bërë të ditur zyrtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni, duke bërë thirrje që edhe të tjerët t’i bashkohen protestës.

Hyseni ka thënë se janë bërë bashkë hipokrizia, servilosja, korrupsioni dhe racizmi urban.

Ai ka shtuar tutje se në ditën kur veteranët u përjashtuan nga paga minimale, dy anëtarëve të VV-së që u arrestuan sot iu gjetën 60 mijë euro.

Reagimi i plotë:

Nesër protestojmë. Hajde në shesh në ora 18:00!

Kjo Qeveri ka mbledhur rreth vetes përmbajtjet më reaksionare të shoqërisë.  Janë truq sikur lëmsh: hipokrizi deri në qiell, servilosje deri në gjunjëzim; korrupsion e racizëm urban.

Ditën kur i përjashtoi veteranët nga paga minimale, nga Ministria e nga Partia u zunë me 60 mijë euro nën tepih. Kaq është brenga e tyre për abuzimin. Janë pa skrupuj, nëse nuk rezistojmë nuk dinë të ndalur. Nesër në shesh!

 

Të ngjashme