Lajme
PS fiton 50 bashki, “zhduk” bastionet e djathta, Berisha-Meta braktisen nga trojet e veta
Demokracia
20:19 | 15 Maj 2023

Share:

Partia Socialiste e Shqipërisë ka triumfuar në shumicën e bashkive të Shqipërisë në zgjedhjet vendore. Deri më tani ka fituar 49 bashki, duke kryesuar edhe në të tjerat që po numërohen. I papritur në këto zgjedhje ishte rezultati në bastionet historike të opozitës si Shkodra, Tropoja, Devolli, Kukësi, Skrapari, të cilat janë ngjyrosur me rozë.

PS ka triumfuar gjithashtu edhe në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull,, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Pogradec, Durrës, Gjirokastër.

Edhe në bashkitë e tjera ku vijon ende numërimi si në Kurbin, Kavajë, Malësi e Madhe, Tiranë kryeson PS.

Nga ana tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka pësuar humbje disfatë me fitoren e vetëm 6 bashkive duke e tkurrur hartën e demokratëve me marrjen e bastioneve nga PS. Berisha dhe Meta nuk janë votuar as në Tropojë e Skrapar, vendet e tyre të lindjes prej të cilave janë mbështetur vazhdimisht. “Bashkë Fitojmë” ka fituar në Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Bashkinë Finiq e ka fituar MEGA.

 

Të ngjashme