Lajme
Protestë: Qytetarët bllokojnë rrugën Gjilan-Dardanë
Demokracia
13:55 | 29 Prill 2023

Share:

Rruga e cila e lidhë qytetin e Gjilanit me atë të Dardanës, saktësisht në drejtim të fshatit Përlepnicë është bllokuar këtë të shtunë nga qytetarë e biznese që operojnë në atë anë.

Qytetarët e pranishëm në këtë protest, janë shprehur mjaft të revoltuar me organet komunale, pasi sipas tyre, qeverisja lokale nuk po u përgjigjet kërkesave të tyre, për të riparuar rrugën në atë pjesë.

Shumë biznese të cilët operojnë në atë pjesë, e kanë përkrahur këtë protestë, duke u shprehur se bizneset e tyre po dëmtohen pikërisht shkaku i rrugës.

Protesta e ardhshme, me bllokim rruge është paralajmëruar për të mërkurën, me fillim nga ora 13:00.

Të ngjashme