Lajme
Protestat e opozitës, pushteti serb i krahason me ato në Kiev – reagon ashpër ambasada ukrainase në Beograd
Demokracia
16:05 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Ambasada e Ukrainës në Beograd njoftoi sot se dënimi i “Maidanit” të parë ose të dytë ukrainas në Serbi është e barabartë me dënimin e Kryengritjes së Parë ose të Dytë Serbe dhe se është e papranueshme të paraqitet zgjedhja evropiane e ukrainasve në një kontekst negativ.

“Në hapësirën politike dhe informative të Serbisë, përmendet sërish Revolucioni i Dinjitetit në Ukrainë (Maidan), i cili shpesh tentohet të ketë vlerësime negative. Dënimi i Maidanit të parë apo të dytë ukrainas në Serbi është i barabartë me dënimin e Kryengritjes së Parë apo të Dytë Serbe, të cilat gjithashtu përfaqësojnë revolucione të dinjitetit të popullit serb dhe që e ngritën shtetin serb nga hiri”, thuhet në njoftimin e ambasadës ukrainase.

Të ngjashme