Lajme
Protesta të dhunshme në Spanjë pas arrestimit të reperit të njohur
Demokracia
14:52 | 22 Shkurt 2021

Share:

Janë bërë disa ditë që në qytetet spanjolle kanë filluar protesta për liri të shprehjes, të cilat vijnë si shkak i burgosjes së një reperi spanjoll.

Reperi, Pablo Hasél u arresta nga policia spanjolle pasi kishte izoluar veten brenda një universiteti për t’iu shmangur arrestimit, shkruan Demokracia.com

Ai konsiderohet të ketë bërë vepër penale përmes një kënge dhe disa postimeve në rrjete sociale, duke fyer Mbretin Juan Carlos I dhe duke përshëndetur grupet terroriste, çka ka shtyrë autoritetet të kërkojnë arrestimin e tij dhe burgosjen në qytetin Lleida për nëntë muaj.

Përveç postimeve në rrjetin social Twitter dhe teksteve që shkruan, ai është akuzuar edhe për sulm, pengim të drejtësisë dhe shkelje tjera.

Nëpër tekste tjera, ai ka folur me lavd për grupet tjera terroriste dhe ka mbrojtur sulmet me bomba ndaj televizionit shtetëror spanjoll dhe politikanit socialist, Patxi López.

Reperi edhe në të kaluarën ishte dënuar për shkak të gjuhës së tij të ashpër kundër udhëheqësisë.

Protestat, që në fillim kanë qenë paqësore, janë zgjeruar në disa qytete të Katalonjës, përfshirë Barcelonën, duke u bërë të dhunshme pasi protestuesit kanë nisur të gjuajnë objekte drejt policisë dhe duke u vënë zjarr mbeturinave për të krijuar barrikada në rrugë.

Pamje nga protestat në Spanjë.

A group of protesters face off against a line of riot police in Barcelona on Saturday night
Protestuesit në Barcelonë, Spanjë

Policia është përgjigjur me plumba gome dhe shkopinj metali, dhe një grua ka humbur njërin sy gjatë këtyre protestave.

Pamje nga protestat në Barcelonë.

Ndërkohë që po bëhen thirrje për më shumë protesta, qeveria spanjolle dhe forcat policore janë të angazhuara për qetësim të situatës nëpër rrugë dhe për zbutje të debatit publik. /Demokracia.com/

Të ngjashme