Lajme
Propaganda e Vetëvendosjes kundër BDI-së | I “gjuhen” Bujar Osmanit, por Kurti, Osmani dhe Konjufca janë zotuar besnikërisht se do ta kufizojnë prezencën e policisë speciale në veri
Demokracia
18:49 | 07 Prill 2024

Share:

• Të merren të gjitha masat për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe të përmbahemi nga vendimet që mund t’i prekin të drejtat dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb dhe që çojnë në përkeqësim të mëtejmë të situatës së sigurisë;

• Të merren masa urgjente për ta promovuar riintegrimin e serbëve të Kosovës në forcën policore, gjyqësor dhe prokurori në veri të Kosovës;

• Të përmbahemi nga përdorimi i policisë speciale në veri të Kosovës për detyra të zakonshme policore, të sigurohemi se ato dislokohen vetën në rast nevoje, dhe ta shtojmë bashkëpunimin me KFOR-in dhe EULEX-in.

Këto janë vetëm disa nga zotimet, nga një listë shumëfish më e gjatë, të cilën presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca janë zotuar se do ta respektojnë besnikërisht, shkruan Demokracia.com.

Këtë zotim të besnikërisë, Osmani – Kurti – Konjufca, ia kanë shprehur përmes një letre që ia kanë dërguar më 22 mars 2024, raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, në të cilën ata janë zotuar se do t’i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Zotimi skandaloz i liderëve institcionalë se do të përmbahen nga përdorimi i njësive speciale të Policisë së Kosovës është tentuar të mbahet i fshehur, por është zbuluar nga mediat, të cilat kanë publikuar letrën e tyre.

Këtë fakt, pushteti i Kurtit dhe Vetëvendosjes vazhdon ta mbajë të “fshehur” pasi ka refuzuar të përfshihet në diskutim publik dhe të tregojë arsyet e vërteta se çfarë qëndron prapa këtij zotimi.

I “GJUHEN” BUJAR OSMANIT TË BDI-së PASI VETË PRANUAN SE DO TA KUFIZOJNË PREZENCËN E POLICISË SPECIALE NË VERI TË KOSOVËS

Në vend të arsyetimeve, segmente të pushtetit të Vetëvendosjes, janë hedhur në sulm kundër kandidatit shqiptar për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit nga partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Kandidati për President i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për “Kallxo Pernime” ka thënë se ka qenë ai, si Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe si Kryesues i radhës i OSBE-së, që ka bërë planin 9 pikësh për deesklaimin në Veri. Ai tha se ky propozim i tij më pas është bërë plan i Qeverisë së Kosovës.

“Fillimisht kam qenë në vizitë në Prishtinë. Përveç takimit me presidenten, kryeministrin, ministren e jashtme, me kryeministrin vizituam edhe Akademinë për policë, ku i përshëndetem policët e rinj përfshirë edhe ata të komuniteteve. Për së dyti pastaj dola me planin 9 pikësh për deeskalim në veri të Kosovës, si kryesues i OSBE-së për shkak se me vendim të OSBE-së është vështirë të merren vendime për shkak se janë me konsensus atje dhe prandaj shfrytëzova mandatin tim si kryesues që të dal me planin 9 pikësh, i cili pastaj u bë edhe plan i Qeverisë së Kosovës për deeskalim, përfshirë këtu shpalljen e zgjedhjeve dhe normalizimin e situatës atje”, ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate, kryeministri Kurti ka aktivizuar piunët e tij në Prishtinë dhe Shkup, duke eskaluar me deklarata deri në absurditet, sikurse ajo e këshilltarit të Kurtit, Bekim Qoku, se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, që themeloi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare ëshë një proserb.

“Bujari që nuk ka vizituar kurrë Kosovën as si ministër i jashtëm e as si kryesues i OSBE-së, megjithëse pati akt terrorist nga ana e Serbisë me çka u kërcënua siguria rajonale. Koalicioni i frontit proserb i drejtuar nga Ali Ahmeti duhet të ndëshkohet me votë shqiptare në 24 prill dhe 8 maj”, ka shkruar këshilltari i Kurtit, Bekim Qoku në Facebookun e ti.

“Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë z. Bujar Osmani. Një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fund, ky plan, nuk u bë plan i qeverisë. Deeskalimi ndodhi. Pa e dëmtuar sovranitetin e pa rrezikuar sigurinë. Në katër komunat në veri ka më shumë normalitet se kurdoherë tjetër. Sa herë që ka patur tensione, ato janë shkaktuar nga struktura e organizime kriminale. Dorëheqje të kryetarëve nuk ka. Ka trasim të një procesi ligjor e demokratik drejt zgjedhjeve të reja në këto komuna që respekton edhe kushtetutshmërinë e legjislacionin, por edhe vullnetin e qytetarëve. E kur të mbahen, ato do të jenë të lira e demokratike. Nuk kanë qenë gjithmonë ashtu”, ka shkruar zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu. / Demokracia.com /

 

Të ngjashme