Lajme
Këshilltari i Kurtit sulmon ish-komandantin e UÇK-së, Ali Ahmeti, e quan ‘proserb’
Demokracia
15:07 | 07 Prill 2024

Share:

Postimi i zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, me lejen apo jo të Dejona Mihalit, u pa si fushatë direkte në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Kjo duke goditur kandidatin për president nga BDI-ja, Bujar Osmanin.

E ky sulm u kompletua me fjalë absolutisht brutale të Bekim Qokut, këshilltar i Kurtit, ndaj Ali Ahmetit.

Postimi:

Ali Ahmeti, në një nga përgjimet, ato bombat e Zaevit, dëgjohet se si është angazhuar për miratimin e Zajednicës në Kosovë.

Aliu mbështetës i flaktë i projektit serbomadh Ballkani i Hapur bërtet nëpër tubime “Rroftë populli serb”, kurse Bujari i tij sjell Lavrovin në territor të NATOs, kur shumica e shteteve perëndimore ia mohuan edhe hapësirën ajrore.

Bujari që nuk ka vizituar kurrë Kosovën as si ministër i jashtëm e as si kryesues i OSBE-së, megjithëse pati akt terrorist nga ana e Serbisë me çka u kërcënua siguria rajonale.

Koalicioni i frontit proserb i drejtuar nga Ali Ahmeti duhet të ndëshkohet me votë shqiptare në 24 prill dhe 8 maj.

Në planin 9 pikësh të OSBE-së, Kosovës i kërkohet të tërheqë Policinë Speciale nga veriu i Kosovës, teksa Serbisë vetëm…

Posted by Perparim Kryeziu on Sunday, April 7, 2024

Të ngjashme