Lajme
Pronari i agjencisë turistike gjeti një armë në çantën që e dikush e porositi ta çonte në Gjermani, pas kontrollit Policia i gjen 8 të tjera
Demokracia
15:30 | 04 Tetor 2023

Share:

Policia në Pejë është njoftuar nga pronari i një agjencie turistike se ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus.

Pronari i agjencisë e ka pasur çantën dhe ka parë që aty është një armë dhe menjëherë e ka njoftuar Policinë.

Më pas nga vendi i ngjarjes ka ikur një nga të dyshuarit.

Njërin e ka arrestuar Policia e Kosovës dhe gjatë kontrollit në çantë janë sekuestruar: tetë armë pistoleta Zoraki 7.65 mm, tetë karikatorë të armëve Zoraki, 1 fishekë kal: 7.65mm dhe 10 fishekë 6.35mm.

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme