Po vijon ende seanca e Gjykatës Speciale lidhur me ish-eprorët e UÇK-së, ndërsa Prokuroria ka deklaruar se parashtrimet e mbrojtjes së Kadri Veselit siç po bëhen tani, nuk duhet të tolerohen më.
Prokuroria ka thënë se mbrojtja e Veselit ka folur për elemente shumë të përgjithshme dhe se bëhet fjalë për një çështje retorike, raporton Demokracia.com/
“Mbrojtja e z.Veselit foli për elemente shumë të përgjithshme sa i takon volumit kaotik të materialeve që janë vënë në dispozicion pa udhzim. Kjo është e pasaktë dhe mbrojtja e z.Veseli dhe parashtrimet nuk janë gjë tjetër vec një çështje retorike.
E kemi dëgjuar këtë nga mbrojtja e z.Veseli në shumë konferenca të procesit gjyqësor dhe nuk duhet të tolerohet më nga kjo Gjykatë.”, është thënë nga Prokuroria.
Në fund, është bërë e ditur se mbrojtja është pajisur me materialin e publikuar dhe ka një udhëzim specifikim./Demokracia.com/
LEXO EDHE:
124 dëshmitarë vetëm me pseudonime, mbrojtja e Thaçit kërkon të dhëna më konkrete
LEXO EDHE:
Prokuroria: Jemi duke bërë përgatitjen për publikimin e materialeve të reja
LEXO EDHE: