Lajme
Mbrojtja e Veselit: Kjo që po ndodh është e paprecedent, me çdo kusht prokuroria dëshiron t’i shpallë fajtor
Demokracia
12:32 | 16 Shkurt 2021

Share:

Është duke u mbajtur seanca e tretë dëgjimore në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në Hagë është duke u mbajtur seanca e tretë dëgjimore rreth rastit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kritikuar prokurorin Jack Smith, pasi që nuk po u jep qasje të duhur në dokumentet që i nevojiten mbrojtjes për të hetuar të gjitha çështjet që ka ngritur prokuroria e specializuar, raporton Demorkacia.com.

Emmerson ka thënë se kjo që po ndodh është e paprecedent dhe si duket qëllimi i vetëm është që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi me çdo kusht të shpallen fajtor.

“Nuk e di nëse prokuroria nuk e di si ta bëjë punën dhe do me thënë nuk i jep mundësi mbrojtjes që ta bëjë punën ashtu siç duhet, nuk e di. Nëse ajo që po ndodh këtu është që prokuroria është kaq e fokusuar te nocioni që katër të akuzuarit duhet të dënohen patjetër dhe të gjithë dëshmitarët e prokurorisë duhet të redaktohen ato deklaratat e tyre dhe tejet të redaktohen. Nuk e di nëse është kjo, është ajo që e drejton punën e zotëri Smith në këtë çështje. Por si person që është përgjegjës për strategjinë e prokurorisë duhet ti përgjigjet këtyre çështjeve dhe në bazë të përvojës sime në gjykatat ndërkombëtare kjo është kaotike dhe e paprecedent”, theksoi Emmerson, raporton më tutje Demorkacia.com.

Tutje ashtu sikurse avokati i Thaçit, Hooper edhe Emmerson ka kërkuar që të kenë qasje në dokumentet e dëshmitarëve në mënyrë që të kenë mundësi që të hetojnë dhe t’i përfundojnë hetimet e tyre ashtu siç duhet.

Ai ka thënë se kanë përgatitur edhe një ekip në mënyrë që ata t’i hetojnë dhe analizojnë të gjitha pretendimet e prokurorisë, por përsëri është prokuroria ajo që nuk po u jep qasje në këto dokumente e madje edhe disa i ka redaktuar aq shumë sa të mos kuptohet asgjë.

“Pajtohem plotësisht me etablonë e përgjithshme që e paraqiti zotëri Hooper. Situata në përgjithësi është kështu, mënyra se si po bëhet nxjerrja e materialeve është mënyra më e padobishme e mundshme për mbrojtjen për ti lejuar asaj që të bëjë hetimet e veta. Është bërë në mënyrë diskriminuese, e padiskutuar dhe është një sasi materialesh që duhet të shihet në imtësi në mënyrë që ne të kolaudojmë se çfarë po bën prokuroria…. ka dy mënyra se si mund ta lexojmë këtë e para është që ata janë krejtësisht jo kompetent dhe s’po besoj që është e vërtetë dhe e dyta është se kjo është e qëllimshme dhe kjo mund të shihet edhe në mëngjes që e bëri prokuroria lidhjet me dëshmitarët e cila nuk duhet të bëhet. Ne nuk po kuptojmë se pse ne duhet ta bëjmë çështjen e prokurorisë….përsëri nuk duhet të ketë asnjë lloj keqkuptimi sepse kjo na pengon në punën tonë dhe do të pengoj edhe në kohën kur do të nisin hetimet….Kurse ne si mbrojtje nuk kemi pasur asnjë dosje paraprake të prokurorisë dhe shumë herë prokuroria ka refuzuar që të na jap dosjen paraprake. Megjithëse ajo mund të jetë gati që në fillim në maj apo qershor të këtij viti. Prokuroria e di se çfarë bëhet fjalë në këto dosje, por ajo çka ata po bëjnë me ne është se i kanë shkarkuar të gjitha dosjet, i kanë redaktuar. Ne si mbrojtje nuk po ankohemi kot, fakti është se ne si mbrojte duhet ta bëjmë punën tonë dhe ne duhet të shikojmë materiale të tëra për të kuptuar se çfarë po pretendon prokuroria dhe ka rreth 34 vendngjarje krimesh dhe secila prej tyre ka kronologjinë e vet dhe asnjëra nuk janë hetuar nga prokuroria dhe janë futur në një tufë ngjarjesh jo si duhet dhe mbrojtja nuk ka qasje dhe nuk është e gatshme që të hetojë këto. Ne e kemi gati një grup hetimesh dhe që të fillojmë në maj ose në prill në mënyrë që të bëjmë një lloj analize të prokurorisë. Pra neve na duhet ti themi hetuesve se çfarë pune duhet të bëjnë”, deklaroi ai.

Sipas tij, prokuroria po dëshiron qëllimisht që të shmang këtë në mënyrë që mbrojtja të mos jetë e përgatitur ashtu siç duhet.

KËTU mund ta ndiqni në kohë reale seancën gjyqësore. /Demokracia.com/

Të ngjashme