Lajme
Prokuroria nis hetimet për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit
Demokracia
13:19 | 23 Shkurt 2021

Share:

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet rreth rrahjes së djalit të ish-ministrit serb, Nenad Rashiq.

Gjatë së hënës në fshatin Llapnasellë të Graçanicës është rrahur djali i ish-ministrit serb, Nenad Rashiq.

Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“Prokurori i Shtetit, ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve, si dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve, në gjykatën kompetente”, ka treguar Ulaj për Demokracia.com.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se tashmë janë ndaluar për 48 orë edhe tetë persona në mesin e tyre edhe një i mitur.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë persona (në mesin e tyre një i mitur) në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Ulaj.

Theksojmë se për rrahjen e Nikolla Rashiqit, djalit të Nenad Rashiqit ka pasur reagime të shumta mbrëmë, madje ky sulm është cilësuar edhe si politik. /Demokracia.com/

Të ngjashme