Lajme
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj drejtoreshës së Bulliqit pasi nuk e zbatoi vendimin e gjykatës
Demokracia
13:13 | 03 Shkurt 2024

Share:

Është ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës për Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Podujevës, Saranda Stublla-Uka, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me arsyetimin se e njëjta nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Komunale të Podujevës.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me drejtoreshën Stublla-Uka, ku në përgjigjen e saj ka lënë të nënkuptohet se është ngritur aktakuzë ndaj saj.

Duke shtuar se aktakuza rendon për të njëjtat arsye, që sipas saj ishte ngritur edhe ndaj një ish-drejtorit sa ishte Lidhja Demokratike e Kosovës në pushtet, duke shtuar se është dal i pafajshëm.

Për njëjtën çështje me të cilën ish-drejtori i LDK-së është shpalle i pa fajshëm nga ana e gjykatës, ky është vendimi.” – ka thënë drejtoresha e Gjeodezisë dhe Kadastrës.

Ndër të tjera ajo ka dërguar edhe vendimin që sipas saj në atë kohë ish-drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunën e Podujevës, Abaz Llugaliu ishte akuzuar për të njëjtën gjë dhe ishte shpallur i pafajshëm.

Në vendimin e dërguar nga Stublla-Uka thuhet se ish-drejtori i atëhershëm Llugaliu është akuzuar për veprën penale Mosekzekutim i vendimi gjyqësor, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më datë 18.11.2020.

Dhe në bazë të kësaj gjykata më 17.10.2022, kishte vendosur që të pushon procedurën penale.

Gazeta Nacionale ka siguruar edhe një pjesë të aktakuzës të ngritur ndaj drejtoreshës Stublla-Uka, që thuhet se arsyetimi i kësaj aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është se njëjta nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Komunale në Podujevë.

Gjithashtu, Nacionale ka tentuar të merr edhe një përgjigje nga ana e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj drejtoreshës Saranda Stublla-Uka, e cila udhëheq Drejtorin për Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Podujevës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Të ngjashme