Lajme
Prokuroria ndalon për 48 orë policin që dyshohet se e vrau vëllain e tij në Gushtericë
Demokracia
10:19 | 08 Maj 2022

Share:

Zyrtari policor Milorad Subariq është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurores së Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Prishtinës. Ai është ndaluar nën dyshimet për vrasjen e vëllait të tij Dragisa Subari, në Gushtericë të Graçanicës.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se  në koordinim të plotë me policinë dhe IPK-në, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave në këtë çështje penale, përcjell Demokracia.com.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se më 07.05.2022, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është njoftuar nga policia për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gushtericë të Graçanicës. E njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes me njësitë e tjera relevante, ku në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka mbetur pa shenja jete, si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Me urdhër të prokurores është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet M.Sh., (zyrtar policor), në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së, pasi dyshohet se i njëjti ka privuar nga jeta tani të ndjerin D.Sh., (vëllain e tij), ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se më 07.05.2022, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është njoftuar nga policia për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gushtericë të Graçanicës. E njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes me njësitë e tjera relevante, ku në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka mbetur pa shenja jete, si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Me urdhër të prokurores është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet M.Sh., (zyrtar policor), në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së, pasi dyshohet se i njëjti ka privuar nga jeta tani të ndjerin D.Sh., (vëllain e tij), ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me policinë dhe IPK-në, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave në këtë çështje penale.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të ushtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale, në gjykatën kompetente.​/Demokracia.com/

Të ngjashme