Lajme
Prokuroria e Ferizajt me aksion në zonën e Brezovicës, cak ndërtimet pa leje
Demokracia
11:35 | 04 Gusht 2022

Share:

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur një aksion në zonën e Brezovicës, përkatësisht një inspektim i jashtëzakonshëm për ndërtimet pa leja.

Prokuroria Themelore e Ferizajt po kryen inspektime të jashtëzakonshme në disa prej objekteve dhe bizneseve që janë ndërtuar në zonën e Brezovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku, i cili ka thënë se nga afër është duke e inspektuar gjendjen në terren të objekteve dhe bizneseve që janë ndërtuar pa leje në këtë pjesë.

“Që nga mëngjesi jemi duke inspektuar objektet në Brezovicë, vetëm e kemi inspektim të jashtëzakonshëm me vërtetu gjendjen faktike këtu në cilën zonë janë objektet dhe a kanë leje ndërtimore. Bëhet fjalë për zonën e dytë të Brezovicës. Pas intensifikimit të dokumentacionit nga inspektorë të ujërave, mjedisit, natyrës dhe mbrojtjes mundemi me pa nëse ka ndonjë objekt pa leje”, deklaroi Maloku.

Sipas tij, pas inspektimit të përgjithshëm, Prokuroria do të dalë me detaje të hollësishme.

Të ngjashme