Lajme
Prokuroria jep detaje pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë ku një person mbeti i vdekur
Demokracia
16:18 | 18 Mars 2023

Share:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal në vend të ngjarjes ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë therur dy të tjerë në lagjen Arbëria në Prishtinë. 

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj për Demokracia.com ka thënë se lidhur me rastin prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante.

“Lidhur me rastin në fjalë ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se një person ka ndërruar jetë ndërsa dy persona të tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ulaj.

Ajo tha më tej se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML, për obduksion.

“Derisa në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, përfundoi Ulaj. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme