Lajme
Prokuroria e Prishtinës pranon kallëzim penal ndaj “VisaMetric”
Demokracia
11:37 | 18 Maj 2023

Share:

Prokuroria Themelore në Prishtinë të hënën e 15 majit ka pranuar kallëzim penal ndaj kompanisë “VisaMetric”, së cilës Gjykata Komerciale e Kosovës ia ka ndaluar që të marrë nga 30 euro për shërbime postare për pasaportat e qytetarëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se Prokurori i Shtetit menjëherë ka filluar me ndërmarrjen e veprime në drejtim të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

“Lidhur me këtë çështje, të hënën Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal. Prokurori i Shtetit menjëherë ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve sipas dispozitave ligjore të KPPRK-së, dhe atë në drejtim të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për zhvillimet e radhës lidhur me këtë rast do të njoftoheni në kohë”, ka thënë Ulaj për Telegrafin.

Kompania “VisaMetric”, ka pranuar të martën vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku ndalohet që t’ua marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane.

Të ngjashme
Lajme • 09 Maj 2024