Lajme
Prokurori pretendon se Thaçi dhe të tjerët kryen krime gjatë luftës për të fituar pushtet
Demokracia
11:07 | 03 Prill 2023

Share:

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, në nisjen e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së ka hedhur pretendime se ish-krerët e UÇK-së kanë kryer krime gjatë luftës për të fituar pushtet në Kosovë.

Këtë deklarim ai e tha në fjalën hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ai tha se katër të akuzuarit kanë qenë ushtarë, por që kanë mbajtur poste të larta në UÇK-së dhe se të njëjtin kanë ndjekur një politikë të shënjestrimit të kundërshtarëve të ashtuquajtur ‘‘spiun’’.

Whiting tha se të njëjtin kanë qenë pjesë e artikulimit dhe zbatimit të kësaj politike.

Të ngjashme