Lajme
Profesori amerikan sfidon liderët serbë me një pyetje për Kosovën: Ata e dinë përgjigjen, por s’kanë guxim ta pranojnë
Demokracia
16:35 | 14 Mars 2021

Share:

Njohës amerikan i çështjeve të Ballkanit, njëherësh profesor në Universitetin e New Yorkut Alon Ben – Meir, ka thënë se udhëheqësit serbë duhet t’i bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë rreth zhbërjes së pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ben Meir, iu është drejtuar liderëve serbë, se duhet t’ia bëjnë një pyetje vetes, raporton Demokracia.com.

Ben Meis ka thënë se ata e dinë përgjigjen e kësaj pyetjeje, por nuk kanë guxim moral ta pranojnë se është përtej aftësisë së tyre për të zhbërë pavarësinë e Kosovës.

“Udhëheqësit serbë duhet t’i bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë: në cilat rrethana do të përmbysej pavarësia e Kosovës? Ata e dinë përgjigjen, por nuk kanë guximin moral të pranojnë se është përtej aftësisë së tyre për të zhbërë pavarësinë e Kosovës, tani ose kurdo”, ka shkruar Alon Ben-Meir në Twitter./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme