Lajme
Profesoresha Hatixhe Latifi Pupovci flet pas sulmit, tregon se si ndodhi e gjithë ngjarja
Demokracia
18:48 | 10 Maj 2022

Share:

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në ambientet e institucionit ku punon të martën në mesditë, ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen se si ndodhi.

Pupovci për Insajderin tregoi se arsyeja që u sulmua nga prindi i studentit, ishte se e kishte rrezuar nga provimi.

“Ngjarja ndodhi mbasi e rrezova në provim një student. Atë kishte qenë tu e prit baba te dera. Në momentin që doli djali, sigurt i ka thanë që ka ra. Asnjë minutë nuk ka shku ka hy baba i vet. Tha që jam doktor Arsimi gjinekolog. Tha e ke thirr me gojë, mandej i thash ka ra u kry kjo punë. Tha e çka pas kësaj?  A e paramendon çka ndodh? Jo jom njeri që nuk me intereson u çu edhe më sulmoi”, tha Pupovci.

Policia jep detaje për rrahjen e gruas së zëvendësministrit Dukagjin Pupovci

Të ngjashme