Lajme
“Profesor mos ik”, Deliu-Kodra ironizion me Bislimin që nuk shkoi për raportim në Komision
Demokracia
11:24 | 21 Korrik 2023

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas dështimit të raportimit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane.

“Profesor, mos ik!”, ka shkruar Deliu-Kodra në një postim në “Facebook”.

Më tutje ajo ironizoi me Bisilmin duke thënë se ndoshta nuk ka pasur cka me raportu.

“Besnik Bislimi u dorëzua sot. Nuk erdhi për raportim në Komisionin Parlamentar rreth proceseve integruese të vendit. Ndoshta edhe pse s’ka pasë çka me raportu, përveç izolimit, sanksioneve dhe koordinimit me Radojçiqin. Profesor, mos ik!”, ka shkruar më tutje ajo.

Të ngjashme