Auto&Tech
Probleme me WhatsApp, Instagram dhe Facebook
Demokracia
22:58 | 16 Qershor 2023

Share:

Rjetet sociale si WhatsApp, Instagram dhe Facebook, të gjitha pjesë e kompanisë Meta, kanë shfaqur probleme mbrëmjen e sotme në të gjithë botën.

Përdoruesit raportuan se kishin probleme me aplikacionet e kompanisë. Mbi 15,000 përdorues thanë se kishin probleme me aksesin në të tre aplikacionet, sipas Downdetector. Meta reagoi duke thënë se kishte një mosfunksionim me menaxhimin e reklamave.

“Jemi në dijeni që disa përdorues kanë probleme aksesi. Po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhej në reagimin e kompanisë Meta.

 

Të ngjashme