Lajme
Prizren | Vodhi stoli ari, orë e llaptop, arrestohet i dyshuari
Demokracia
10:24 | 15 Shkurt 2023

Share:

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Prizren, pasi dyshohet se ka kryer veprën “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari kishte vjedhur në një shtëpi një llaptop, një orë dore, disa unaza ari dhe disa monedha metalike.

I njëjti e ka pranuar se ka kryer vjedhjen dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme