Lajme
Pritet të hiqet ora policore dhe të lirohen masat në gastronomi
Demokracia
13:55 | 28 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se do të hiqet ora policore si dhe do të lirohen masat për gastronomi.

Nëpërmjet një njoftimi nga SHGK thonë se pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër, përcjell Demokracia.com.

“Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkërisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur gastronomë,

Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.

Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve./Demokracia.com/

Të ngjashme