Lajme
Pritet presion më i madh i administratës Biden mbi Kosovën dhe Serbinë
Demokracia
21:00 | 31 Korrik 2023

Share:

Ndryshimet brenda administratës Biden, që tanimë vetëm kanë filluar, po pritet të kenë një ndikim të madh edhe në zhvillimet brenda Ballkanit Perëndimor.

Shtyrja e raporteve aktuale mes Kosovës dhe Serbisë drejtë normalizimit është njëra nga kërkesat që administrata amerikane po e kërkon me ngulm kohëve të fundit.

Profesori universitar Abit Hoxha thotë se këto ndryshime brenda qeverisë amerikane janë të zakonshme, por që pritet të kenë një ndikim të madh në Kosovë.

Politologu Dritëro Arifi, thotë për Tëvë1 se amerikanët e angazhuar në pozitat e reja do të jenë më të ashpër dhe do të caktojnë afate kohore për Kosovën dhe Serbinë.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriele Escobar, shpesh ka deklaruar se asnjëra palë, nuk po shprehin vullnet për zbatimin e marrëveshjes. Ndërsa për Kosovën ka premtuar një fushatë globale të njohjeve, pas krijimit të asociacionit.

Të ngjashme