Sport
Prishtina starton me fazën përgatitore para rifillimit të edicionit
Demokracia
18:01 | 04 Janar 2023

Share:

Skuadra e Prishtinës i ka rifilluar përgatitjet për vazhdimin e edicionit 2022/23.

Nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi dhe ndihmësve të tij, futbollistët iu rikthyen punës të mërkurën, kësaj radhe në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

Në një atmosferë tejet pozitive, siç njofton faqja zyrtare e klubit, lojtarët “bardhekaltër” e kryen së bashku stërvitjen e parë për vitin 2023 teksa nuk mungoi asnjë futbollist.

Prishtina do të stërvitet në Kosovë deri më datë 14 janar e më pas do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të përgatitet për 14 ditë me ç’rast do t’i zhvillojë edhe pesë ndeshje miqësore për të cilat do të njoftoheni me kohë./Demokracia.com/

Të ngjashme