Lajme
Prishtina mbulohet nga bërlloku, vjen reagimi i Përparim Ramës
Demokracia
14:03 | 14 Mars 2023

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për situatën e krijuar në kryeqytet me rastin e grevës së punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.

Meqenëse lagjet e Prishtinës janë mbushur nga bërlloku, kryetari Rama ka thënë se kjo situatë është e papranueshme edhe pse e kuptojnë zhgënjimin e punëtorëve dhe e njohin të drejtën e tyre për të protestuar.

Prandaj, ai thekson se janë të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Gjithashtu shton se kanë vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të pastruar sa më shpejt mbeturinat.

Postimi i plotë i Ramës:

Të nderuar banorë të kryeqytetit,

Me shqetësim të madh po e adresoj grevën e fundit të punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e punëtorëve dhe njohim të drejtën e tyre për të protestuar, por vendimi i tyre për të ndërprerë punën ka pasur një ndikim të rëndë në pastërtinë e qytetit tonë.

Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme.

Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti.

Ndërkohë, ne jemi duke vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të pastruar sa më shpejt mbeturinat.

Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju sigurojmë se po punojmë me përkushtim të plotë për të zgjidhur sa më shpejtë situatën.

Të ngjashme