Sport
Prishtina fiton pa probleme në “Karagaç” kundër Pejës
Demokracia
23:01 | 23 Mars 2024

Share:

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Pejës, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit triumfuan të shtunën me rezultat 98-88 kundrejt pejanëve, në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Më i dalluari në fitoren e Prishtinës, ishte Diamond Stone, me 25 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime. Ai u ndihmua nga Derrick Ëilson, me 23 pikë, katër kërcime dhe 10 asistime.

Te Peja, më i miri ishte Larry Thomas, me 16 pikë, tre kërcime dhe katër asistime.

Të ngjashme