Sport
Prishtina e pret Trepçën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale
Demokracia
10:58 | 25 Prill 2024

Share:

Sot, do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale e play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, Sigal Prishtina e pret Trepçën në ndeshjen e dytë të kësaj serie, e cila nis në orën 19:00.

Aktualisht, Trepça po avancon 1:0 me rezultatin e përgjithshëm dhe Prishtina synon ta mposht ekipin nga Mitrovica për të barazuar serinë.

Në gjysmëfinale, skuadra që regjistron tri fitore avancon në serinë finale të play-offit të këtij edicioni.

Trepça stinorin e rregullt e ka mbyllur në pozitën e parë, ndërsa këtë edicion e ka fituar Superkupën, Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike.

Ndërkohë, Prishtina ka triumfuar në Ligën Ballkanike. Në duelin e parë gjysmëfinal të luajtur vikendin e shkuar në Mitrovicë, Trepça triumfoi me shifrat 87:81.

Të ngjashme