Lajme
​Prishtina do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030, Haxhiu: Qeveria të investojë në sport
Demokracia
12:25 | 10 Shtator 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se vendimi i Asamblesë se Përgjithshme te Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) për organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030” është lajm i mirë për sportin tonë.

Ai tha se shpreson që ky vendim ta detyrojë Qeverinë e Kosovës ta kthejë kokën kah investimet në sport, në veçanti në infrastrukturën sportive.

“Gjithashtu duhet edhe llogaridhenjë për ngecjet e deritanishme në ndaljen e investimeve në infrastrukturën sportive si në stadionin nacional, stadionin olimpik “Adem Jashari”, stadionin e Gjilani, Drenasit, Pejës, pishinën olimpike.. etj”, shkroi ai në Facebook.

“Shpresoj që ky vendim të zgjojë ndërgjegjen e Qeverisë tonë për investimet në sport. Faleminderit Komitetit Olimpik të Kosovës për iden, iniciativën dhe punën deri te vendimmarrja për organizim të lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”. Pas pranimit të Kosovës në UEFA FIFA , IOC dhe miratimit të Ligjit për Sponsorizim ky është lajm i mirë për sportin tonë”, shtoi Haxhiu.

Po ashtu, Haxhiu tha se “punë e madhe na pret nga sot deri më 2030”.

Të ngjashme