ShowBiz
Prishet miqësia mes Megi Pojanit dhe Noizyt, nuk ndiqen më në rrjete sociale
Demokracia
23:04 | 15 Korrik 2022

Share:

Bëhet e ditur se është prishur një miqësi e mirë e showbizit shqiptar.

Fjala është për atë të reperit Noizy dhe modeles e aktores shqiptare, Megi Pojani, për të cilin deklaroi disa herë se e ka ‘artist të preferuar’.

Dyshja, të cilët janë njohur si shokë të mirë, sipas Prive kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.

Foto: Arkiv

Pojani ishte prej shumë vitesh imazh i brendit të këngëtarit të njohur, ndërkohë që kanë ndërprerë marrëdhënien prej shumë kohësh.

Me një vëzhgim të vogël, të njëjtit shihet se nuk ndiqen më as në rrjetet e tyre sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Megi madje ka qenë pjesë e klipit të këngës së re “Katile” të Don Xhonit, ndërkohë që ky i fundit tashmë njihet si rival i Noizyt.

Sidoqoftë, protagonistët nuk kanë komentuar e nuk kanë folur asnjëherë për këtë pjesë.

Foto: Screenshot/Instagram

Foto: Screenshot/Instagram

Foto: Screenshot/Instagram

Të ngjashme