Lajme
Prishet autobusi i linjës Prishtinë-Hanover, disa qytetarë të Kosovës mbesin në Beograd
Demokracia
15:41 | 14 Gusht 2023

Share:

Një autobus i linjës Prishtinë-Hanover, ka pësuar një defekt, në afërsi të Beogradit, gjatë udhëtimit.

Si pasojë rreth 70 mërgimtarë kanë mbetur duke pritur.

Përfaqësues nga kompania e autobusit në fjalë kanë deklaruar për Telegrafin se nuk ka vend për panik, derisa sipas tyre autobusi tjetër i linjës pritet të arrijë në Beograd rreth orës 19:30.

“Për rreth gjysmë ore do të arrijë autobusi tjetër me çrast udhëtarët do të nisen për në destinacionin e planifikuar”, ka deklaruar përfaqësuesja e “Barileva Turist”.

Udhëtarët që kanë qenë duke udhëtuar për Gjermani kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë ngjarje. Ata thonë se po ndjehen të rrezikuar në Beograd.

Të ngjashme