Lajme
Price: Do ta inkurajojmë qeverinë e re ta vazhdojë dialogun me Serbinë
Demokracia
20:06 | 16 Shkurt 2021

Share:

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Edward Price, ka thënë se SHBA-të do të inkurajojnë qeverinë e re në Kosovë që të vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetarja e pavarur Cristina Maza në Twitter, teksa ka cituar Price të ketë uruar zgjedhjet e suksesshme parlamentare të 14 shkurtit, shkruan Demoracia.com.

“Edward Price tha se SHBA-të e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA-ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE-së”, shkruan Maza.

“Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura”, shton tutje Maza, duke cituar zëdhënësin e Departamentit të SHBA-së./Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Biden: Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të punojë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Të ngjashme