Lajme
Biden: Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të punojë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë
Demokracia
16:26 | 16 Shkurt 2021

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka dërguar një letër U.D. presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë.

Kosova nesër feston 13-vjetorin e Pavarësisë. Në nder të kësaj dite, presidenti amerikan Joe Biden i ka dërguar një letër ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, raporton Demokracia.com.

Në këtë letër ndër të tjerash Biden ka bërë të ditur se SHBA-ja vazhdon ta mbështes dhe përkrah Kosovën.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës që të punojë rreth dialogut dhe arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

“Ne mezi presim që të punojmë me Qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj europiane. Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë, me të cilën forcohet sundimi i ligjit, përballimi i pandemisë globale COVID-19 dhe nxitja e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit amerikan, Biden.

Letra e plotë e presidentit Biden:

E nderuar, Presidente në detyrë,

Populli amerikan i bashkohet urimeve të mija për ju dhe miqtë tanë në Kosovë në 13-vjetorin e Pavarësisë së vendit tuaj.

Lidhjet ndërmjet popujve tanë mbeten të forta, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës si dhe forcën tuaj të qëndrueshme si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratike.

Ne mezi presim që të punojmë me Qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj europiane. Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë, me të cilën forcohet sunimi i ligjit, përballimi i pandemisë globale COVID-19 dhe nxitja e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës!

Sinqerisht,

Joseph R.Biden . /Demorkacia.com/

Të ngjashme