Lajme
Preu kangjellat e qelisë| shqiptari dhe miku i tij tentojnë arratisjen nga burgu në Greqi
Demokracia
09:41 | 11 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një trazirë është shkaktuar mbrëmjen e së premtes në burgjet e Koridalos, teksa dy të burgosur të repartit të 4-të po përgatiteshin të arratiseshin, por përpjekjet e tyre u parandaluan pas një hetimi nga punonjësit e burgut, të cilët u njoftuan në kohë.

Konkretisht, informacioni ka mbërritur në Sekretariatin e Përgjithshëm të Politikës Antikriminale, i cili ka dhënë udhëzime për hetimin e kryer në IEVP I. Nga hetimi u konstatua se dy të burgosurit e huaj, një shqiptar dhe një palestinez, të cilët vuajnë dënimin për grabitje dhe vepra të tjera, kishin prerë kangjellat e qelisë për t’u arratisur por pa sukses.

Në një qeli ngjitur është gjetur edhe një pajisje celulari, e cila mund të ketë lidhje me tentativën e arratisjes, ndërkohë kjo pajisje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po hetohet për çfarë qëllimi është përdorur.

Nëndrejtoria e Sigurisë së Pireut po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.

Të ngjashme