Lajme
Presion mbi mësimdhënësit edhe “çlirimtari” i Shtimes, i thërret drejtorët e shkollave për ndërprerjen e grevës
Demokracia
15:38 | 04 Shtator 2022

Share:

Pas Shpejtim Bulliqit, edhe Qemajl Aliu është duke tentuar ta ndalojë grevën në arsim.

“Çlirimtari” i Shtimes, Qemajl Aliu, i cili që nga ardhja në pushtet i ka ndërruar pothuajse të gjithë drejtorët e shkollave, duke sjellë militantë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në këto pozita, tash i ka ftuar drejtorët në një takim, por nuk e ka ftuar asnjë përfaqësues të SBASHK-ut.

Lulzim Sahiti, i kontaktuar nga Demokracia.com, është përgjigjur në telefon, mirëpo në momentin kur është pyetur se për çfarë arsye i kanë thirrur mësimdhënësit në mbledhje, ai e ka ndërprerë telefonin dhe pavarësisht tentimeve tjera për ta kontaktuar, i njëjti më nuk është përgjigjur.

Demokracia.com ka kontaktuar edhe me Xhavit Rexhajn, kryetar i SBASHK-ut në Shtime, i cili ka thënë se nuk ka marrë asnjë ftesë për këtë takim, por që për këtë takim të thirrur nga kryetari Qemajl Aliu ka kuptuar para pak çastesh nga një shok i tij.

Ai ka thënë se nuk e di arsyen e takimit, por nuk do të dorëzohen para presionit të askujt.

“Kryetari i ka thirrë drejtorët e shkollave, të gjitha shkollave, me aq sa kam njohuri. Drejtorët i ka thirrë për takim në ora 15:00. Nuk e di cila është arsyeja e takimit, se mua nuk më kanë ftuar, i ka ftuar drejtorët e shkollës. I ka ftu drejtorët me ju bë presion edhe ata me na bë presion neve, mirëpo me sa kam njohuri, Rrahman Jasharaj mbrëmë ka dalë me komunikatë edhe ka thënë që greva vazhdon. Edhe na jemi anëtarë të sindikatës edhe greva pavarësisht presionit duhet me vazhdu. Unë pak më herët përmes një shoku e kuptova e më tha që kryetari i ka ftu drejtorët në takim, tjetër njohuri unë nuk kam. Unë pikërisht kam me e shkru përsëri që greva vazhdon, megjithëse e kam shkruar edhe mbrëmë. Qysh ja kanë mësyrë, terezinë unë nuk e di. Tek e fundit unë 10 vjet rrogë s’kam marrë edhe krejt luftën pa pare kom punu, edhe nëse është nevoja apet kam me punu e me lujt me fatin tonë jo. Se unë edhe 10 muaj dal në pension edhe presionin nuk e dua”, është shprehur Rexhaj për Demokracia.com.

Një mbledhje të tillë me mësimdhënësit e ka thirrur edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përderisa të gjithë kryetarët e komunave të cilat udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje është thënë se do të zhvilljnë një takim në qytetin e Gjilanit. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Vazhdon presioni ndaj grevistëve, komuna e udhëhequr nga LVV-ja i thërret në takim mësimdhënësit

Të ngjashme