Lajme
Presidentja uron Krishtlindjet: Të jemi solidarë e të festojmë bashkë
Demokracia
17:54 | 24 Dhjetor 2022

Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjeve, duke bërë thirrje për solidaritet.

Ajo tha se kjo festë sjell mesazhe për paqe e dashuri.

“Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t’i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja! Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë! Për shumë mote, Gëzuar!”.

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, sot nga ora 18:00 do të organizojë pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes. Ndërsa, në orën 24:00 mbahet mesha solemne e Krishtlindjes e udhëhequr nga ipeshkvi Dodë Gjergji në Katedralen Shën Nënë Tereza.

Të ngjashme