Lajme
Presidentja Osmani në mbështetje të Javës së Krenarisë të komunitetit LGBTIQ+
Demokracia
20:52 | 06 Qershor 2022

Share:

Në edicionin e gjashtë të Javës së Krenarisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se barazia asnjëherë nuk guxon të jetë selektive dhe se ajo duhet të vlejë për të gjithë, derisa ka theksuar se “stigmatizimi vazhdon të jetë prezent në shoqërinë tonë”.

“Problemet janë pothuajse identike në vendin tonë e rajonin tonë e deri te kontinenti amerikan e aziatik. Në këto rrethana kemi shansin të bëjmë dallimin, se kuptojmë më mirë se deri tani, se duam më mirë se deri tani dhe se ne dashurojmë pa dallim”, tha Osmani.

Prandaj sipas saj, “sukseset nuk i arrijmë me kërcënime e gjuhë të pa pranueshme ndaj secilës palë”.

“Kjo është mënyra jonë e vetme për ta luftuar stigmën”, shtoi ajo.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se duhet të kemi respekt reciprok ndaj njëri-tjetrit dhe të mos diskriminim pavarësisht gjinisë apo orientimit seksual.

Sipas saj, ndonëse kemi shënuar progres në ndërtimin e një sistemi të mirëfilltë demokratik, “jam plotësisht e vetëdijshme për sfidat që kemi, andaj angazhimi për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut duhet dhe do të mbetet përkushtim i përhershëm i institucioneve tona”.

“Ftoj të gjithë përfaqësuesit e institucioneve që të jenë në shërbim të kauzave të përbashkëta për respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, theksoi Haxhiu.

Në anën tjetër, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka potencuar se duhet t’i njihet kontributi i personave nga komuniteti LGBTQI+ këtu në Kosovë si dhe në gjithë botën.

“Derisa ne shënojmë progresin e arritur në SHBA, Kosovë dhe vendet e tjera në botë, ne po ashtu mbetemi në dijeni se mbetet edhe shumë për të bërë për të avancuar dhe fuqizuar të drejtat e njeriut për komunitetin LGBTQI+”, pohoi Hovenier.

Slogani i këtij edicioni të Javës së Krenarisë është “Edhe n’shtet, edhe n’familje”, shkruan Albanianpost.

“Parada ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e  Kosovës. Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë në Kosovë do t’i paraprinë realizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Më 16 mars, nuk deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e patën votuar Projektkodi Civil.

Nga 61 deputetët, të cilët votuan, vetëm 28 prej tyre kanë votuar pro, ndërsa kundër 29. Katër deputetë abstenuan.

Me Kushtetutën e Kosovës, parashikohet që “në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”.

Por, ka një deformim më pas në Kodin Civil aktual, pasi që aty konkretizohet martesa si një e drejtë që i takon vetëm një dysheje heteroseksuale.

“Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”.

Të ngjashme