Lajme
Presidentja i bëhet “avokate” Martin Berishajt, injoron faktet e publikuara nga televizioni slloven
Demokracia
12:51 | 22 Prill 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani në konferencën për media me homologun letonez ka folur pak edhe për rastin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Osmani e ka marrë rolin e avokatit të Berishajt, duke thënë se është për keqardhje që të konstatohet diçka për ambasadorin Berishaj pa u konstatuar nga organet e drejtësisë, shkruan Demokracia.com.

“Sa i përket pyetjes që në fakt nuk ishte pyetje, por konstatim, është për keqardhje që ju konstatoni një gjë për një ambasador të Kosovës, por që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë. Thjesht është shkruar nga një media për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjek të gjitha rrugët ligjore. Sa i përket dekretimit, natyrisht që e kam dekretuar edhe shtetësisnë, sepse janë kompetenca të presidentes. Pra, kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani tutje është munduar të filozofoi, duke e cituar thënien e presidentit Biden se për demokracinë, përveç tanket, janë të rrezikshme edhe dezinformatat.

“Kurse sa i përket atyre që publikohen, dua ta potencoj atë që e them vazhdimisht, siç e ka thënë presidenti Biden, rreziku më i madh në raport me demokracitë tona nuk janë vetëm tanket, por edhe dezinformatat. Kështu që si presidente, unë pres që për çdo çështje që publikohet të konfirmohen dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur mohon akuza të tilla dhe natyrisht ai do të drejtojë të gjitha këto çështje në organet e drejtësisë dhe të gjithë presim organet e drejtësisë, para se të konstatojmë diçka siç u konstatua”, tha Osmani, e cila këtë e tha duke konstatuar paraprakisht se kemi të bëjmë me dezinformata.

Mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, duket që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para CASH rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.

Televizioni slloven, Planet TV, ka raportuar se mbi gjysmë milioni euro në CASH janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, ndërsa rolin e mushkës ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Në kronikën e transmetuar dje, televizioni slloven ka treguar se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, rezulton të jetë Martin Berishaj.

Ky televizion ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.

Pagesat ishin kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime.

DOKUMENT: Dyshohet për shpëlarje parash, Martin Berishaj ishte pjesë e komisionit të Shpejtim Bulliqit për demarkacionin me Malin e Zi

Implikimi i Ambasadorit Martin Berishaj në skandalin e madh financiar – reagon politikani slloven

Martin Berishaj i ndihmoi Vetëvendosjes plot një dekadë me sondazhet e IFIMES-it

Të ngjashme