Lajme
Presidentja e KE-së do të udhëtojë në Qipro, diskutohet plani për krijimin e korridorit të ndihmës detare për Gazën
Demokracia
16:20 | 06 Mars 2024

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Qipro këtë javë për të diskutuar planet për krijimin e një korridori ndihme detare për Gazën.

Ajo do të takohet me presidentin qipriot, Nikos Christodoulides në Nikosia dhe do të vizitojë portin e Larnaka gjatë udhëtimit të saj dy-ditor duke filluar nga e enjtja, tha zëdhënësi i saj në Bruksel të mërkurën.

Në nëntor, ministri i jashtëm qipriot Konstantinos Kombos propozoi krijimin e një “qendre të siguruar, plotësisht të monitoruar dhe korridor detar, përmes të cilit ndihma mund të dërgohet në vëllime dhe frekuencë të lartë.”

Sipas propozimit, korridori do të përbëhet nga një rrjedhë njëkahëshe që fillon nga Qipro dhe “nuk do të përfshijë individë, por ekskluzivisht mallra”.

Propozimi qipriot ka fituar mbështetjen e disa liderëve evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron. BE gjithashtu u përgjigj pozitivisht në nëntor dhe Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarçi e quajti atë një mundësi që blloku “do ta mbështeste”.

Të ngjashme