Lajme
Presidenti slloven Pahor të mërkurën vjen në Prishtinë
Demokracia
10:26 | 03 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai sot do të qëndrojë në Beograd, kurse ditën e mërkurë më 7 shtator, Pahor do të vijë për vizitë në Kosovë.

Pahor do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë.

Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës.

Të ngjashme