Sport
Presidenti i UFC-së me kritika të mëdha për futbollin në mes të Kupës së Botës: Sporti më i patalentuar në planet
Demokracia
10:19 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Kreu i UFC-së, Dana White, nuk është adhurues i futbollit dhe këtë e ka konfirmuar përmes një deklarate duke thënë të paktën disa fjali të diskutueshme për këtë sport.

“Unë vërtet nuk e duroj dot futbollin. Është sporti më pa talent në planet. Ka një arsye pse një tre vjeçar mund të luajë futboll. Thjesht duhet të vraponi dhe të gjuani topin”, tha White pwr Sun, transmeton Demokracia.com.

Ai vazhdoi të përçmojë përpjekjet e futbollistëve duke thënë disa gjëra që janë larg fakteve.

“E di sa i patalentuar duhet të jesh që të mos fitosh tre pikë kur rrjeta është kaq e madhe? Unë po e shikoj ndeshjen dhe rezultati është vetëm 3:1, kështu që po tallesh me mua?”, deklaroi White./Demokracia.com/

Të ngjashme