Sport
Presidenti i Serie A i kërkon FIFA-s dhe UEFA-s të ndërmarrin veprime kundër dominimit të tregut saudit
Demokracia
15:37 | 22 Gusht 2023

Share:

Presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini ka thënë se FIFA dhe UEFA ‘duhet të ndërmarrin veprime’ kundër dominimit të klubeve saudite në treg për të mbrojtur konkurrencën.

Superliga e Arabisë Suadite ka mposhtur tregun evropian duke joshur futbollistët me kontrata të larta financiare dhe kjo po i pengon presidentit të Serie A.

“Sigurisht që është një fenomen i ri, vendet e tjera nuk kanë bërë këto lloj marrëveshjesh në të kaluarën”, ka thënë fillimisht Casini për Extra TV duke folur për transferimet e panumërta me para të mëdha të kryera nga klubet saudite në afatin kalimtar të verës.

“Ka kaluar nga faza e parë, ku paratë saudite u përdorën nga klube si Manchester City, në fazën e dytë ku ata duan të sjellin kampionë në vendin e tyre, duke u përpjekur të krijojnë një kampionat të duhur evropian”.

“Është e qartë se FIFA dhe UEFA duhet të ndërmarrin veprime për të shmangur rrezikimin e konkurrencës, është e rëndësishme të shihet një reagim”.

Casini foli gjithashtu për sezonin e re të Serie A që filloi gjatë fundjavës.

“Ne presim një sezon konkurrues siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën. Ndoshta, edhe më mirë”, përfundoi presidenti i Serie A.

Të ngjashme